'Aman komandant të vëmë dritat se s'po gjejmë shtëpinë'/Rama rrëfen bisedën me Tërmetin

22 Maj 2018, 14:05

Kryeministri Edi Rama nuk i kursen fjalët e mira për kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të projekteve zhvilluese, Rama tha se posteri gjatë zgjedhjeve në këtë bashki ishte: "Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën", ndërsa kundërshtarët, sipas tij, mendonin se Tërmeti do të shkatërronte qytetin.

Rama rrëfeu edhe një moment tjetër, bisedën me Tërmet Peçin kur ai i kishte kërkuar mbështetje nga qeveria për financimin e disa projekteve, ndër to ndriçimin e rrugëve të qytetit.

Faleminderit për mikpritjen tuaja. Faleminderit grave dhe vajzave që janë këtu të pranishme. Dhe më bën gjithmonë përshtypje që kur vij këtu ka shumë vajza dhe gra q marrin pjesë në takime, dhe duket se pushtetin e vërtetë e kanë ato.

Qëlloi pak si çuditshme, pas thoshte posteri: Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenë. Për shumëkënd kjo mund të përktheje dhe u përkthye.  Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit të Tepelenës nga Tërmeti. Ishte e pamundur të ecje në këmbë në këtë zonë, pa drita dhe në rrugët me gropat. Edhe vet Tërmeti më pati thënë; Aman komandant të vëmë dritat se po gjejmë dhe shtëpinë tonë me të pyetur.

Edi Rama, kryeministër