Ambasadori Turk takim me kryebashkiakun e Vlorës: Punimet për aeroportin do të punësojnë 1000 persona

11 Korrik 2018, 17:10 | Përditesimi i fundit: 2018-07-11 18:26:05

Në turin 2 ditor në jug të vendit, ambasadori turk, Ahmet Joruk, paraditen e sotme është ndalur në Vlorë, ndërsa është pritur nga kryebashkiaku Dritan Leli në zyrën e tij. Kryebashkiaku i ka uruar mirëseardhjen diplomatit turk, ndërsa e ka falënderuar që zgjodhi të vizitojë Vlorën.

Për ambasadorin turk, i cili ka  6 muaj në këtë detyrë, kjo vizitë është e rëndësishme jo vetëm për raportet miqësore shumë të hershme mes dy popujve të Shqipërisë dhe Turqisë, por dhe për investimet e pritshme edhe në Vlorë, duke u ndalur të projekti i aeroportit të Vlorës.

Kryediplomatik turk tha se vetëm në fazën e parë të punimeve për aeroportin do të punësohen rreth 1000 persona, ndërsa negociatat kanë mbetur thjesht në diskutimet në nivel teknik.

Sipas ambasadorit Joruk, konsorciumi që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, aktualisht është në ndërtimin e aeroportit të tretë në Turqi, aeroport që nesër do të operojë me 200 milionë udhëtare.