Andrea Sveinsdottir/Blogerja e njohur norvegjeze, aeroporti i rinasit, udhëtimi në Durrës, Sarandë

24 Qershor 2018, 11:44

Shqipëria është një tërheqje re për për turistët nga e gjithë bota. Nuk kanë munguar artikujt nga rezistat dhe gazetat e huaja prestigjioze duke renditur arsyet përse duhet të vizitojmë Shqipërinë. Më i fundit ishte artikulli në gazetën britanike “Metro”.

Por nuk mungojnë edhe shkrimet nga vetë tursitet, si në rastin e Andrea Sveinsdottir, një bloggere e njohur norvegjeze ku në kanalin e saj në Youtube poston video rreth pushimeve të saj në vendin tonë duke nisur që nga mbarritja në aeroport e deri tek largimi i saj nga vendi jonëpas pushimeve, të cilat i cilëson të mrekullueshme.