Anëtarja e këshillit studentor Shkodër: Jap dorëheqje, protesta do të vijojë

Anëtarja e këshillit studentor Shkodër, Melisa Braci, studente e Juridikut është dorëhequr nga këshilli, pasi ky organ nuk iu bashkua protestës. Ajo shprehet se ka pasur presione, por protesta do të vijojë dhe do të jetë masive. “Ka pak frikë, por besoj që shkodranët nuk janë frikacakë që të tundohen nga disa kleptokratikë. Kishte disa diskutime mes disa drejtuesve të universitetit të Shkdorës, në korridore, por besoj që nuk do të arrijë deri te ajo ndenja e revoltës së studentëve që nuk është politike. Do të ketë protestë masive. Ka qenë bëjnë mësim, por nuk e dinë se çfarë po ndodh, por besoj brenda pak orëve do të ezaurohet” tha ajo.