Angli, 25 vite vite burg bosit shqiptar të kokainës, drejtonte trafikun me telefon nga Shqipëria

20 Tetor 2018, 10:56

Erald Mema i konsideruar nga policia angleze si koka i një grupi kriminal i përfshirë në trafikun e kokainës është dënuar me 25 vite burg. 33-vjeçari shqiptar i cili jetonte në qytetin e Oksfordit prej vitit 2003 u gjet fajtor nga gjykata për dy akuzat që lidheshin me konspiracionin e shitjes së drogës të klasit A.

Jurisë nga publiku në këtë proces gjyqësor iu desh vetëm 12 minuta për ta gjetur fajtor Erald Memën për akuzat që kishte ngritur prokuroria. Policia angleze thotë se Mema ishte kreu një organizate kriminale e përbërë nga 19 persona që të gjithë të arrestuar të cilët përmes një rrjeti korrierësh transportonin dhe shisnin kokainën në të gjithë Anglinë.Më 23 Nëntor 2017 Mema do të arrestohej dhe ndaj tij u ngritën akuzat si i përfshirë në shitjen e drogës. Gjatë procesit gjyqësor që zgjati 6 javë policia solli prova të mjaftueshme për të vërtetuar rolin e Erald Memës në këtë organizatë kriminale ku bënin pjesë edhe shtetas anglez. Grupit kriminal iu sekuestrua edhe një shumë e madhe parash në paund, të cilat ishin përfituar nga shitja e kokainës.

Gjykatës iu tha se Erald Mema ishte i aftë ta drejtonte biznesin e shitjes së kokainës nga Anglia por edhe nga Shqipëria. I gjithë grupi kriminal që drejtohej nga Mema mori në total 165 vite burg në total