Argëtimi në zemër të Tiranës, “Toptani” , jo vetëm modë por edhe mbështetës i brezit të ri

15 Shtator 2018, 17:08

Qendra Toptani, jo vetëm modë, por edhe mbështetës i brezit të ri. Tek Toptani mund të kryeni çdo gjë që dëshironi. Kafja e mëngjesit të shijon më tepër tek "Fusion", një ambient i ngrohtë, pranë Pedonales "Murat Toptani" e cila të ofron një pamje tejet qetësuese. Fusion është i përshatshëm në çdo kohë , edhe gjatë pushimit të drekës, por edhe për të konsumuar një koktejl mbrëmjeve vonë.

Qëndra "Toptani" mendon edhe për brezin e ri, duke ofruar jo vetëm argëtim , por edhe i motivon ata që nëpërmjet argëtimit të shkojnë drejt dijes. Për këtë, Toptani në bashkëpunim me qendrën "Kristofor Kolombo" organizon konkursin e gjuhëve të huaja të fëmijëve dhe adoleshentëve nga 8-18 vjeç. Argëtimi dhe arsimimi shkojnë gjithmonë bashkë në qendër të Tiranës, në Toptani. Përpara konkursit të gjuhëve të huaja ja disa prej emocioneve të fëmijëve pjesëmarrës. Toptani mendon për të gjithë familjen.

Të premtet vijnë ndryshe duke sjellë Teatrin e Kukullave në mënyrë që vogëlushët të mos mërziten që pushimet mbaruan, por ta presin shkollën me dëshirë, pasi qëndra Toptani mendon gjithmonë për ta pa harruar asnjëherë edukimin ndërkohë që shijojnë lojën. Maskotat përveçse argëtojnë vogëlushët, i dhuruan atyre edhe kupona me zbritje për artikujt shkollorë. Vetëm pak ditë përpara fillimit të shkollës , qendrës Toptani iu bashkuan edhe 2 partnerë të rinjë që ofrojnë për fëmijët një gamë të gjerë të mjeteve shkollore për të kuruar deri në nevojën dhe kërkesën më të vogël për çdo vogëlush si në ditën e parë, por edhe përgjatë gjithë vitit shkollor. Ofertat e shumta nuk mungojnë asnjëherë duke ofruar ulje në shumë prej dyqaneve të qendrës.