Arkeologët shqiptaro-gjerman në kërkim të qytetit antik në Lushnje

21 Shtator 2018, 19:48

Një qytet antik në kodrinën e fshatit Babunjë të Divjakës, i zbuluar disa dekada më parë, është duke u eksploruar dhe hulumtuar nga mjë grup arkeologësh shqiptarë në bashkëpunim me studentë dhe arkelogë nga universiteti i Berlinit ne Gjermani.

Interesi për të hedhur dritë mbi këtë qytet të fortifikuar i cili ndodhet në afërsi të qytetit antik të Arnisës, është rritur ndjeshëm këto tre vitet e fundit. Gjatë ekspedites është zbuluar një mur i fortifikuar deri në 3 metër thellësi, ndërsa janë gjetur edhe elemente të tjerë që plotësojne sadopak pazëllin e këtij qyteti.

Sipas profesorit të asocuar në Institutin Arkeologjik Shqiptar Eduard Shehi, ky qytet mendohet se daton që në shekullin e 6 para Krishtit.

Një nga synimet është që të kuptojmë jetën e qytetit dhe raportin e tij me territoret rrotull. Kemi zbuluar pjesë të një banese dhe pjesë të një rruge. Duhet të sqarojmë disa paqartësi.

Eduard Shehi, Instituti Arkeologjik Shqiptar

Ende pa një emër, por në krah të qytetit antik të Arnisës mendohet të jetë braktisur befasisht nga banorët, ose kemi të bejmë sipas provave historike me shfarosjen e popullisisë së zonës pas luftrave Iliro-Romake.

Por, këto janë hipoteza për të cilat do të hidhet dritë në të ardhmen kur të gërmohet edhe më shumë deri në konfigurimin e të gjithë qytetit.