Armë moderne amerikane edhe 40 granata, zbulohet se çfarë u vodh në bazën e Pashalimanit

12 Janar 2019, 22:25

REPORT TV ka siguruar dosjen e plotë hetimore të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit. Mes armatimit të vjedhur është edhe një pushke amerikane me dylbi M4, disa kallashnikovë si dhe një sasi prej rreth 5 mijë fishekësh. Dyshimet e para janë se autorët kishin informacion nga brenda bazës. Të arrestuar deri tani janë 2 roje dhe 2 përgjegjës, të cilët akuzohen se kanë shkelur rregulloren ushtarake. Të arrestuarit janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç.