Arrestohet biznesmeni i njohur i ndërtimit në Tiranë, Dritan Llanaj

10 Maj 2018, 17:40

Krimi ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar ndërtuesin Dritan Llanaj. Ai është arrestuar, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh, ndërtim i paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda. Pallati për të cilin akuzohet ndërtuesi Dritan Llanaj ndodhet tek ‘Unaza e Re’.

Ky pallat është bërë objekt i disa ngjarjeve vitet e fundit, ku pronarët e tokës kanë protestuar para Prokurorisë dhe Policisë për mashtrim që u është bërë nga Dritan Llanajn. Në 2017-në, pronarët e tokës kanë kërcënuar se do hidhen nga ky pallat, pasi Dritan Llanajn nuk u kishte dhënë pjesën që u takonte me kontratë dhe i kishte mashtruar.

Krimi ekonomik në Policinë e Tiranës thotë se Llanaj ka falsifikuar disa dokumente, ndërkohë që apartamentet që I takonin pronarëve të tokës u a ka shitur disa qytetar