Artan Hoxha: Pse u shoqëruan dy djemtë e Haxhi Likës nga policia

14 Shtator 2018, 22:02

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në studion e Report Tv zbuloi edhe arsyet pse u shoqëruan dy djemtë e Haxhi Likës të plagosurit në aksionin e RENEA-s mëngjesin e sotëm.

Sipas tij gjatë ndërhyrjes së RENEA-s, djemtë e Likës kanë mbyllur grilat e shtëpisë, kanë lëvizur nga kati i parë në të dytin duke mbyllur grilat e dritareve. Kjo gjë është interpretuar si pengim i punës së policisë.

“Në momentin që RENEA ka bërë thirrje që të dorëzoheshin, djemtë e Haxhi Likës kanë vijuar veprimet e tyre, duke mbyllur grilat e dritareve të vilës”