Artistët letër KE për shkeljet ligjore për shembjen e Teatrit Kombëtar

11 Korrik 2018, 20:49

Artistët përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dorëzuan sot një letër në zyrat e Komunitetit Europian. Në të rendisin të gjitha shkeljet juridike, që janë bërë në miratimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Marshimin e ditës së nesërme nga Teatri Kombëtar tek Presidenca edhe Kryeministria, artistët më shumë sesa protestë e konsiderojnë një festë, nëpërmjet të cilës do të kërkojnë që Teatri Kombëtar mos të shembet, por edhe për të drejta të tjera qytetare. Aktori Neritan Liçaj pas dorëzimit të letrës në zyrat e Komitetit Europian, flet për rëndësinë e letrës.

Ne dorëzuam letrën në të cilën argumentojmë të gjitha shkeljet ligjore, që janë bërë në miratimin e ligjit. Mbetemi në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa marshimi nesër më shumë sesa protestë do të jetë një festë, nëpërmjet të cilës do të kërkojmë të drejtat tona.

Neritan Liçaj, aktor
Aktori Sokol Angjeli shprehet se jetojmë në demokraci edhe njerëzit kanë mendime të ndryshme.

Shpresa vdes e fundit, ne do të bëjmë rezistencë. Është gjë e mirë që njerëzit kanë mendime të ndryshme.

Sokol Angjeli, aktor
Marshimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit  Kombëtar nga Teatri tek Presiudenca dhe Kryeministrja bëhet nesër, ora 18.30.