Asnjë automjet nga Elbasani drejt Tiranës, studentët bllokojnë edhe rrugën e vjetër të Krrabës

12 Dhjetor 2018, 15:51

Prej rreth një orë asnjë automjet nuk ka udhëtuar nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" janë mbledhur te rrethrrotullimi i Bradasheshit në dalje të qytetit dhe kanë bllokuar autostradën në drejtim të Tiranës. Kjo bëri që policia të devijonte lëvizjen e automjeteve në drejtim të rrugës së vjetër të Krrabës. Por studentët nuk janë ndaluar dhe brenda pak minutash kanë bllokuar edhe aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.