Astrologia Meri Gjini: 2019-ta me fat për shqiptarët por edhe vit i tensionuar e i zhurmshëm

Jemi në ditët e para të vitit dhe të gjithë janë kuriozë se si do të jetë 2019-ta që sapo ka nisur. Astrologia e mirënjohur Meri Gjini ishte sot në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV për të dhënë parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut por fillimisht bëri një parashikim të përgjithshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas saj, ky vit do të jetë me fat por edhe i tensionuar.

Kemi një faktor shumë të rëndësishëm, që ta nis nga pozitivja. Kemi planetin e fatit në familje të parë tonën, një planet fati që ndodhet në shtëpinë e vet që do të thotë që do ti marrim maksimumin e fatit por është një vit shumë i zhurmshëm, një vit i tensionuar përveç zgjedhjeve sepse ato janë bashkiake dhe nuk është se do të shoqërohen me tonacione shumë të larta nëse e marrim në vetvete (si proces). Por në tërësi tonacionet janë të larta duke nisur që nga muaji janar i cili është një muaj i fuqishëm me dy ekplise….. Ky vit do të kalojë në përplasje por rezultati do të jetë shumë me fat, pra përplasjet dhe tensionimet nuk do të mungojnë por rezultati është jashtëzakonisht shumë i mirë dhe shumë i mirëpritur për shqiptarinë.

Meri Gjini, astrologe

Duket se tensionet, të paktën siç parashikojnë yjet, do të shoqërojnë zhvillimet e këtij viti në rajonin e Ballkanit por shqiptarët janë në qendër të vëmendjes. Në fakt, deklaratat e bëra kohët e fundit për një ndryshim të kufijve mes Kosovës e Serbisë kanë shkaktuar jo pak tensione në rajon. Por veç Ballkanit, Gjini parashikon edhe zhvillime të rëndësishme ekonomike edhe në politikat evropiane, që do të ndikojnë edhe në vendin tonë.