Australi/ Shqiptari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, vrasësi vjedh makinën dhe kanabisin

14 Tetor 2018, 12:20

AUSTRALI- Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij në Para Vista, në veri-lindje të Adelaides.

Gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, policia zbuloi kanabis, e cila sipas tyre mund të jetë edhe shkaku i vdekjes.

Besohet se vrasësi para se të largohej nga shtëpia e shqiptarit vodhi një sasi droge nga makina e tij, me të cilën u arratis nga skena e krimit. Më pas, automjetin u gjet i braktisur në një rrugë aty pranë.

Të pyetur nga policia fqinjët thonë se kurrë nuk kishin dyshuar për ndonjë aktivitet ilegal të 46-vjeçarit shqiptar.

Perdet e tij rrinin gjithmonë të mbylluara dhe dukej sikur atje nuk  po ndodhte asgjë. Megjithëatë nuk dyshonim për gjë pasi ai ishte shumë i rregullt dhe i qetë.

Fqinjët