Bajrajt dyshohen dhe për trukim ndeshjesh, trajneri dhe portieri arrestohen si pjesë e grupit

22 Shtator 2018, 18:24

Detaje të reja nga operacioni Oaz iku u arrestuan 11 persona, mes tyre një portier dhe trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima. Fabiol Rexhepi, ish-portier i Besëlidhjes, e më pas portier i Tërbunit në Pukë.

Rexhepi dhe Grima kanë qenë pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër. Pjesë e akuzave që rëndojnë mbi ta është dhe ajo e organizimit të llotarive të palejuara, ndryshe trukim ndeshjesh.

Problemi i trukimit të ndeshjeve në Shqipëri, është një fenomen që vazhdon prej vitesh. FSHF është zotuar për t’a luftuar, ndërkohë që sot, rezulton se një grup i mirëstrukturuar kriminal, zgjeron aktivitetin duke futur në grup dhe dy personazhe nga bota e futbollit, një portier dhe një trajner. Bëhet fjalë për Armir Grimaj, trajneri i ekipit kombëtarë të futbollit për femra. Grimaj gjithashtu ka qënë pjesë e listës zgjedhore të PD-së për Shkodrën në zgjedhjet e vitit 2013.Kujtojmë që pjesë e grupit Bajri, nuk janë vetëm këta dy sportistë. I arrestuar është edhe Astmer Bilali, ish-kampion boksi, i dyshuar si shënjestra e atentatit ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Ende nuk dihen detaje për metodën sesi grupi ka funksionuar dhe se cilat janë ndeshjet e trukuara nga Bajrajt, nëse bëhet fjalë për ndeshjet të kategorisë së parë, Superligës apo trukimi ka arritur edhe në nivel kombëtar.