Banorët e fshatit turistik në Shkodër akuza deputetit e gjyqtarëve për tjetërsim prone

22 Qershor 2018, 23:17 | Përditesimi i fundit: 2018-06-22 23:27:15

Banorët e fshatit turistik të Rrjollit në Shkodër janë ngritur në protestë me pretendimin se u kanë tjetërsuar 96 mijë metër/katror tokë. Ata akuzojnë gjykatësin Besnik Hoxha, kryetarin e Gjykatës Shkodër Arben Zefi si dhe deputetin Tom Doshi për përfshirjen në këtë aferë. Ata shprehen se kjo pronë është regjistruar në hipotekë mbi dokumente të falsifikuara, e vërtetuar kjo edhe nga Prokuroria e Shkodrës, sipas tyre.  

Jemi prej 300 vitesh këtu, dokumentet e falsifikuara janë bërë nga gjyqtari Besnik Hoxha dhe pasuesi i tij është Arben Zefi, i cili thotë dokumenti është i falsifikuar, por hajduti është i pafajshëm. Këta persona duhet të vendosen para ligjit. Këtë tokë nuk e gëzon as Toma dhe as një qeveritar. Unë do të vdes për këtë tokë. Kjo është blerë në 1935 dhe e gëzojnë që atëherë dhe deri sot, pavarësisht se 50 vite e mori monizmi, prapë do të marrim ne tokën tonë dhe nuk e dorëzojmë për së gjalli

Banorët e fshatit turistik në Shkodër