Banorët e ‘Unazës së Re’ në protestë, tentojnë që të hyjnë me forcë në bashki

13 Nëntor 2018, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2018-11-13 11:15:41

TIRANE - Banorët e “Astirit” po protestojnë sërish ditën të sotme para bashkisë së kryeqytetit. Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” kanë bllokuar rrugën, ndërsa kërkojnë bisedime me bashkinë e Tiranës për të gjetur një zgjidhje. Ata i kanë dërguar një mesazh kryetarit të bashkisë së Tiranës “për 10 minuta të dalë Veliaj ose do vijmë ne aty”.

U bëjmë thirrje që të ulen me banorët. Pse po na dënon me vdekje? Le të vijë të na bëjë varrin atje, por shtëpitë nuk i lirojmë. Ne kemi gabuar për faj të shtetit, kur unë bëra shtëpinë ku ishte ti shtet? Na mbytën. Shtëpitë do i mbrojmë me gjak. Jemi të paligjshëm në truallin tonë.

Banorët e “Astirit”

Për projektin e unazës së re parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie. Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar reagime nga banorët e zonës. Banesat në "Unazën e Re" janë ndërtuar pas viteve '90 dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk janë të legalizuara.