Basha: Ja pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e protestuesve kuksianë, populli të reagojë!

16 Prill 2018, 14:13 | Përditesimi i fundit: 2018-04-16 14:14:01

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot një video, në të cilën sipas tij dëshmohet momenti kur u arrestuan protestuesit kuksiane nga policia, pa urdhrin e Prokurorisë.

Sipas kreut të opozitës, policia dhe prokuroria kanë shkelur ligjët në këtë rast, duke shkaktuar një krim shtetëror.

Basha i bëri thirrje popullit që të reagojë për këtë padrejtësi.

Pak më herët edhe nënkryetari i LSI-së Luan Rama kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.

Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.

Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!