BE kërcënon Britanin: Do hyni me viza në Francë ose ndryshe do të klasifikohen si ‘ilegalë’

18 Tetor 2018, 17:58

BE rrezikon kërcënimet, pasi May arrin në Bruksel për samitin e përtypjes, ku ajo do të bëjë thirrje për krerët që të pengojnë bllokimin në bisedime

Theresa May arriti sot në Bruksel për testin e saj më të madh të Brexit deri tani dhe BE nuk lëshoi ​fare pe nga pritshmëritë e veta prej procesit të largimit, por përkundrazi shtoi dozën e “​kërcënimeve” ndaj Britanisë duke i kujtuar një nga pasojat më të tmerrshme në rast të mungesës së një marrëveshje, që do të jetë detyrimi i pajisjes me viza për të lëvizur brenda unionit.

Mirëpo ajo që mendohej se do të ishte aleatja e britanikëve, pra Franca, në fakt ka hartuar një projekt-ligj ku e bën të qartë se britanikët do të kenë nevojë për viza për të vizituar vendin nëse nuk ka marrëveshje dhe do të klasifikohen si ‘ilegalë’.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë të ditur se jeta do të ‘ndryshojë’ për Britaninë e Madhe jashtë BE-së, pasi ajo tha se qeveria e saj po ‘përgatitet seriozisht’ për bisedime për të rrëzuar lëvizjen e lirë.

Këto paralajmërime erdhën pasi May u përball me një seri batutash nga Brexiteers në vendin e saj dhe frikën se ajo do të bëjë më shumë lëshime përkundrejt BE-së për të arritur një marrëveshje.

Gjithashtu kryeministrja britanike u përshëndet nga shefi i komisionit të BE, Jean-Claude Juncker këtë mbrëmje, teksa mbërriti në kryeqytetin belg, por mediat thonë se ky ishte përqafimi dukshëm më i zorshëm mes tyre, pasi mezi shkëmbyen një gjysmë llafi dhe një puthje në distancë.