Berat, arrestohet babai 43-vjeçar i cili mbante peng të birin në banesë

23 Qershor 2018, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2018-06-23 22:33:07

Një 43 vjeçar nga lagjia "30 Vjetori" e qytetit të Beratit mësohet se ka mbajtur peng sot për disa orë djalin e tij 17 vjeçar me inicialet  A.D, 17, nën kërcënim, duke mos lejuar të dalë,. Të bërtiturat e 17 vjeçarit u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan policinë.

Miri Dura, 43 vjeç, mësohet se nuk e ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa. Fqinjët tregoj në se tre ditët e fundit burri kërcënonte me jete djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Korespondenti i Report TV në Berat, Artan Diko thotë se menjëherë uniforma blu, forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija mësohet se ka qënë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë psikologjike, ndërkohe që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. 

Policia ka nxjerrë 43 vjeçarin nga banesa, i cili ishte i ngujuar aty me një sëpatë në dore dhe kërcënonte policinë që të mos ndërhynte.