Berat, regjistrohen 48 raste të reja të kancerit të gjirit, mjekja Valbona Papa: Shifrat janë alarmante

16 Tetor 2018, 22:05

Në muajin e dedikuar kujdesit për parandalimin e kancerit të gjirit, 48 gra dhe vajza të prekura nga kjo sëmundje janë regjistruar  në qytetin e Beratit.

Lajmin e bën të ditur mjekja Valbona Papa, e cila shprehet se shifrat janë tepër alarmante.  Ajo u bëri thirrje grave dhe vajzave që të ekzaminohen, pasi parandalimi është më i lehtë se shërimi.

Në këtë muaj do t'u bëja thirrja grave që të bëjnë mamografine. Masat të kapen në stadet e hershme pasi kjo do të thotë fitim në vite jetë.

Valbona Papa, mjeke

35-60 janë grupmoshat më të prekura nga kjo sëmundje. Gjatë këtij muaji, në Berat ashtu si në qytetet e tjera, ekzaminimet janë falas. Ato mund të kryhen pranë një dhome të posaçme, e cila është ngritur në ambientet e spitalit të qytetit.