Berisha e akuzoi se bleu 23 mijë $ këmishë tek Hugo Boss, Rama e paralajmëron me padi për shpifje

14 Tetor 2018, 14:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ish-kryeministrin Sali Berisha se do t’a padisë në gjyq për shpifje. Paralajmërimi i kryeministrit lidhet me një status të Berishës, ku ‘qytetari dixhital’ thoshte se Rama ka blerë këmisha me vlerë 23 mijë dollarë tek firma luksoze Hugo Boss. Rama thotë se kjo shpifje do të shkojë në gjykatë, dhe thotë se paratë e fituara nga gjyqi do të bëhen përparësi kopshti.

Statusi i plotë:

S'jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në Nju Jork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti.

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një mesazh të një qytetari dixhital, i cili i shkruante Berishës, se Rama kishte shkuar në New York dhe kishte blerë këmisha në dyqanin Hugo Boss, në Times Square me vlerë 23 mijë dollarë.