Berisha i kërkon Leskaj ta quajë Ramën kryehajdut dhe thumbon Majkon, kreu i KLSH: I dashur doktor: Nuk i kaloj vijat

19 Korrik 2018, 12:43

Deputeti i PD Berisha akuzoi qeverinë se u ka vjedhur qytetarëve shqiptarë 1.2 miliardë euro me koncesionet dhe tenderat.Gjatë raportimit në Kuvend të kreut të KLSH-së mbi punën 1 vjeçare të këtij institucioni, Berisha i kërkoi Leskaj ti drejtohet anëtarëve të qeverisë dhe kryeministrit hajdutë dhe kryehajdutë por ishte ministri Majko i cili i ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar Berishës të përfundojë akuzat. Berisha e thumboi duke iu drejtuar: "Ti Pandeli mos fol më mirë, se ty të largojnë dhe të kthejnë prapë", duke iu referuar përplasjes së Majkos me Ramën seancën e para dy jave, kur u votua ligji për Teatrin Kombëtar dhe për rrjedhojë ministri nuk votoi pr.ligjin. Ndërkohë kreu i KLSH Leskaj ju drejtua me dashuri me fjalët: I dashur Doktor, besoj se KLSH dhe unë e kemi bërë punën time audituese.Nuk mund të kalojmë ato vija që ligji nuk na i lejon. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zbatimin e  politikave. Nëse unë si kryetar i KLSH në punën time në këto vite do të kaloja në këtë fushë riskoja pavarësinë e institucionit. Mund të kisha fituar disa kredite vetë por nuk ishte mirë për institucionin.