Berlusconi e ngacmon gjatë takimit elektoral, koordinatori i thotë që është vajza e tij

21 Maj 2018, 19:01

Në përfundim të një takimi elektoral në Aosta, kreu i “Forca Italia”, Silvio Berlusconui bën një gafë që nuk ka kaluar në heshtje.

Në Valle d’Aosta ku dje është votuar për administratën, në fund të një takimi koordinatori rajonal i “Forza Italia”, Massimo Lattanzi i ka ofruar dy dhurata liderit të partisë, një pikturë dhe një kalë tipik qeramike.

Ka qenë një vajzë e re që i ka dorëzuar dy dhuratat Berlusconit. Gjithçka ishte normale deri në momentin që ai ka lëshuar deklaratat e tij të bujshme.

 "A mund të zgjedh unë? Preferoj vajzën…", ka thënë Berluskoni.
Fjalët e Berlusconit erdhën drejtuar një vajze që po i jepte një dhuratë, ndërsa koordinatori rajonal i Forza Italia iu përgjigj: Është vajza ime!

Dhe për të shmangur situatën e tensionuar, babai që quhet Massimo Lattanzi tha: Duket se keni gusto…!