“Beteja” e PD zhvendoset në Bruksel, Pollo sulmon Ballën dhe braktis mbledhjen

15 Tetor 2018, 14:47 | Përditesimi i fundit: 2018-10-15 18:59:50

Partia Demokratike kërkon zyrtarisht edhe në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës si bashkëkryetar i delegacionit shqiptar në PE. Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, në Bruksel, nënkryetar i delegacionit nga opozita, ka thënë në fjalën e tij se opozita ka bërë një kërkesë për përjashtimin e Taulant Ballës nga delegacioni shqiptar, pasi akuzohet për lidhje me krimin e organizuar. 

Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar. Është e padenjë që të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Trup për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s'ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave. Eurodeputetët janë të sikletosur nga Balla. Ç'të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues.

Genc Pollo, deputet i PD

Pas denoncimit të deputeti demokrat Genc Pollo për Taulant Ballën, përfaqësuesit e opozitës largohen nga mbledhja.