Biçikleta apo makina? Kush është më e përshtatshme në Tiranë, të ftuar aktori Gentian Zenelaj dhe gazetari Rezart Lahi

Tirana vazhdon të jetë një qytet shumë i pisët dhe kaotik për të lëvizur me biçikletë. I këtij mendimi është aktori i humorit Gentian Zenelaj, i cili sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ka dhënë argumentat e tij përse ka zgjedhur motorin si alternativën më të mirë për të lëvizur në kryeqytet. Sipas tij, vetëm një zgjidhje përfundimtare e transportit publik në Tiranë, do ta bënte qytetin miqësor ndaj atyre që pedalojnë. 

I ftuar në studio ishte dhe gazetari e sipërmarrësi Rezart Lahi i cili shpjegoi se pse pas 18 vitesh ka “braktisur” makinën dhe ka vendosur të përdorë biçikletën. Sipas tij, zgjidhja më e mirë në kryeqytet është biçikleta, veçanërisht për të kryer punët e përditshme. 


Arsyeja e parë ishte ajo shëndetësore, që të mos e çoj barkun deri në një diametër ku nuk e mat dot më metri. E dyta, është bërë shumë e vështirë të lëvizësh vetë me makinë, nëse nuk ke një shofer sepse ske ku parkon, edhe nëse gjen, të kushton shumë. Por edhe çështja e trafikut. Pra arsyeja kryesore shëndeti por edhe për të shmangur gjithë këtë stres.