Bilanc tragjik nga zjarret në Kaliforni, 25 njerëz shkrumbohen nga flakët

11 Nëntor 2018, 16:34

Zjarret masive që përfshinë Kaliforninë gjatë ditë të fundit kanë çuar në 25 numrin e viktimave. Bilanci tragjik u rrit me gjetjen e 14 personave të shkrumbuar pranë qytetit të shkatërruar Paradise, në veri të vendit. 

Ndërkohë mësohet se rreth 300,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur flakët shkatërrimtare të tre vatrave të mëdha të zjarrit. Këto të fundit u ndihmuan edhe nga erërat e forta që përfshinë zonën duke e bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen e focave zjarrëfikëse.

Mediat e huaja kanë raportuar se vatra e pare ka nisur në Thousand Oaks, ndërsa detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e 75,000 banesave. President ii Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur me zemërim për institucionet, duke thënë se e gjithë situata ka ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të auditorit të pyejeve për zjarret. Guvernatori i Kalifornisë, Mark Ghilarduçi ka deklaruar se "përmasat e shkatërrimit të zjarreve janë të pabesueshme".