Blendi Klosi inspekton situatën e mbetjeve inerte në liqenin e Kodër- Mëzez

21 Maj 2018, 21:39

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi nga inspektimi i situatës së mbetjeve inerte në liqenin e Kodër- Mëzez e cilësoi të papranueshme situatën e hedhjes së mbetjeve inerte, ndërsa bëri të ditur se mbi 30 subjekte ndërtuese janë penalizuar me gjoba dhe pezullime nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit për hedhje të mbetjeve inerte jashtë vendepozitimeve të licensuara nga bashkia.