Boboshticë, dhjetëra vjedhje, asnjë në pranga, banorët-policisë: Jemi të kërcënuar

15 Maj 2018, 23:13

Banesa dhe biznese të vjedhura, frikë dhe pasiguri tek banorët, policia në heshtje dhe asnjë autor i arrestuar. Ky është realiteti prej disa muajsh në fshatin Boboshticë të Korçës, i cili është kthyer në destiacionin e preferuar të hajdutëve. Të trembur se rastet mund të përsëritën, banorët e kësaj zone i bëjnë apel policië të shtojë patrullimet dhe të rrisë masat e sigurisë.

Alarmi është ngritur nga vetë banorët të cilët pohojnë se ndihen të pasigurt për jetën e tyre. Të pyetur nga Report Tv, ata tregojnë se vjedhjet në fshatin e tyre janë shtuar së tepërmi muajt e fundit. Jo vetëm shtëpi, por edhe biznese kanë rënë pre e hajdutëve. Kjo pasiguri i detyron t’i bëjnë apel policisë së Korcës për të kapur autorët.