Buxheti 2019/ Ahmetaj: Është forcuar ekonomia, janë rritur eksportet vendase 15.4 %

12 Nëntor 2018, 14:43

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj diskutoi këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë, relacionin për projekt buxhetin e vitit 2019. Gjatë mbledhjes së ditës së sotmë ministri Ahmetaj u shpreh se buxheti 2019 do të mbështesë konsolidimin e mëtejshëm të reformave të ndërmarra që promovojnë rritjen ekonomike dhe punësimin. Ahmetaj tha se qeveria ka parashikuar këtë herë rimbursim për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar para për shkak të investimeve.

Lëvizja e kurseve të këmbimit i referohet përmirësimit të fondamenteve ekonomike të Shqipërisë. Është forcuar besimi tek aktorët vendas ekonomik, tek ekonomia e vendit dhe monedha vendase. E dyta, janë rritur eksportet me 15.4 % nënmujore. E treta, është turizmi, pra eksporti i shërbimeve rritur konsiderueshëm po me dy shifra. Kjo në njëfarë mënyre ndikon që Shqipëria të influencojë në tregjet e huaja. Une i referohem një rritje të ritmit  të rritjes ekonomike me 6.7 % , që do të thotë që në çdo lloj përllogaritje është një rritje normale në çdo parashikim të GDP-së. Kemi planifikuar një lloj rritje për rimbursimet ekonomike vitin tjetër për kompanitë e mëdha, të cilat kanë akumuluar shuma të mëdha për shka të investimeve. Me TVSH duhet të jemi të kujdesshëm pasi është brenda tatimeve indirekte dhe më i mirë në kontributet e buxhetit të shtetit. Rekomandoj zero përjashtime nga TVSH. Asnjë gjobë ndaj subjekteve që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Gjithashtu, ministri Ahmetaj sqaroi se sa i përket objektivit të politikave fiskale ajo do të vijojë të orientohet drejt konsolidimit fiskal, për të ndikuar në uljen e borxhit publik.