Çollaku: Kemi fakte dhe prova për dy ministra, brenda verës rrëzohet qeveria Rama

23 Maj 2018, 22:11

Kryetari i Këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë më masivja që ka ndodhur ndonjëherë, pasi pakënaqësia është shumë e madhe.

Protesta do të fillojë në sheshin Skënderbej dhe do të vijojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ka për të qenë protesta më masive. Ka për të qenë një nga protestat më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë. Ka më shumë qytetarë që duan të vijnë në protestë sesa militantë tanë.

Kreshnik Çollaku
Pas publikimit të përgjimit misterioz pak ditë më parë me dëshmitarin 'X' (Albert Veliu) të njohur edhe si 'Babalja', Kreshnik Çollaku paralajmëroi sonte në 'Repolitix' se në ditët në vijim do të publikohen fakte dhe prova ku implikohen dy ministra të qeverisë Rama.