Daut Gumeni në '45 minuta': Mid’hat Frashëri ishte atdhetar, na paralajmëroi për komunizmin

15 Nëntor 2018, 17:54 | Përditesimi i fundit: 2018-11-15 22:20:55

 

Pas rivarrimit në Shqipëri të eshtrave të Mid'hat Frashërit, në emisionin “45 minuta” ka qënë i ftuar publicisti Daut Gumeni, i cili ka folur mbi figurën e shquar kombëtare.

Në fjalën e tij në studio, publicisti Gumeni është shprehur se Mid’hat Frashëri ka qënë një figurë e ndritur e kombit tonë, i cili e donte shumë Shqipërinë.

Mid’hati është një njeri me përmasa të jashtëzakonshme. Mid’hat Frashëri nuk ka gënjyer kurrë në ato që ka shkruar, ka shkruar siç ka ndjerë dhe i ka dalë bukur. Ai është monument letrar, nuk ka shumë botime por ato që i ka… Mid’hati ishte atdhetar!

Daut Gumeni, publicist

Më tej ai është shprehur Mid’hati ishte ndër të parët diplomatë të Shqipërisë që ngriti problemin e çështjes çame, duke denoncuar genocidin ndaj çamëve myslimanë. Sipas Daut Gumenit nëse thirrjet e tij do të dëgjoheshin që atëherë, ndoshta nuk do të ndodhte  eksodi. 

Eshtrat e Mid’hat Frashërit u rikthyen ditën e djeshme nga SHBA-të. Pas një ceremonia në të cilën morën pjesë personalitete, politikanë, si edhe kryeministri Edi Rama, arkëmorti me eshtrat e tij u vendosur përkrah babait Abdyl Frashëri dhe dy vëllezërve të tij, Naim dhe Sami Frashëri.

INTERVISTA E PLOTË:

Kush është Mid’hat Frashëri?

Mid’hati është një njeri me përmasa të jashtëzakonshme. E ka filluar karrierën për të shkruar që 18 vjeç. Por edhe kjo nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi ka dalë një derë ku ishin të përfshirë edhe shtetari, edhe poeti por edhe filozofi. Dhe ai nuk i zhgënjeu. Mid’hat Frashëri nuk ka gënjyer kurrë në ato që ka shkruar, ka shkruar siç ka ndjerë dhe i ka dalë bukur. Ai është monument letrar, nuk ka shumë botime por ato që i ka… Mid’hati ishte atdhetar. Nuk ka njeri që mund të thotë që ai nuk e donte Shqipërinë. Për mua nëse ka gabime e ka bërë nga nacionalizmi që e rrethonte.

Pse nuk e shohim zërin e shkrimtarëve ditët e sotme?

Nuk jam i lirshëm për të folur për këto situata.   

Si është e mundur që e kuptoi që komunizimi ishte i keq për vendin?

Mid’hati Frashëri ka shkruar “Fshati i Lumerit” dhe është një alegorizëm që i është realizuar. Pse? Sepse e donte vendin, në të kundërt nuk do t’i dilte. Ne vajtëm në greminë dhe ai na tha: Mos shkoni! Aty është greminë. Ja pse Mid’hat Frashëri është i saktë kur flet për komunizmin. Por u gjykua sepse popolli atëherë ishte anafalbet.

Mbaj mend që më kanë treguar disa njerëz një histori për të.

E thirri Zogu njëherë, ku kishte librarinë dhe i tha: Mid’hat Bej unë e kam për nder që të kryesosh një kabinet timin. Dhe Mid’hati iu kthye: Me librarinë i shërbej më shumë popullit sesa po të jem kryeministër. Të nesërmen i dërgon dikush një foto të madhe të mbretit dhe i tha që ta varte. E vari djali që punonte për të. Kur vajti ai në dyqan e mori foton dhe e hodhi dhe e bëri copash. Vajtën dhe i thane, ndërsa ai iu tha që të mos e ngacmonin.

Flasim pak për rolin e shtetarit, ai ka folur për çëshjten çame apo jo?

Mid’hati ishte i biri i babës. Edhe Abdyli në përpjekjet e tij nuk i ka lënë pa i tatuar fqinjët. Nuk është puna se kanë dashur që t’i nënshtrohen Greqisë. Dhe Mid’hati vajti në gjurmën e të atit. Nuk ka britma më të qarta se thirrjet e Mid’hatit për genocidin ndaj çamëve myslimanë. Nëse dëgjohej që atëherë nuk të të ndodhte eksodi.

Po ambasadorja jonë në Athinë e ka guximin të merret me çëshjten çame?

Nuk e njoh fare dhe nuk merrem fare me një zonjë. Fajin e kanë ata që e kanë vënë zonjën.

Ndonjë e metë e Mid’hatit?

Gabime nuk bëjnë të vdekurit, ata që nuk kanë punuar kurrë dhe ata që nuk e pranojnë dot gabimin. Ai i ka pranuar edhe vetë. Për mua ka bërë gabim që u rrethua nga shumë njerëz nacionalistë. Fitoi nacionalizmi ndaj atdhetarizmit. U rrethua nga nacionalistë dhe gaboi. E kishte kthyer në fe atdhetarizimin. Por edhe kjo është gabim.

A do vijë një kohë në këtë vend që të vlerësohet historia?

Unë nuk besoj që do ta shoh. Cenet e një populli i bën të ndreqet vetëm arsimi.