Debat te 'Ligjet'/Alibeaj: Ç'a bëhet me Agron Xhafajn sot? Manja: Dil e fol te selia e PD, këtu ka rregullore!

18 Qershor 2018, 17:36

Mbledhja e komisionit parlamentar të Ligjeve nisi me debate edhe këtë të hënë. Opozita insiston për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke e kthyer çdo diskutim në komisionet e Kuvendit në rend dite këtë çështje.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se "shqiptarët duan të dinë se çfarë bëhet me Agron Xhafajn dhe pse nuk ikën Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm". 

Në mbledhjen e sotme të komisionit të Ligjeve, e ftuar ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për raportin vjetor të dikasterit që ajo drejton. Opozita kërkoi diskutim me ministren për Xhafajn, por kërkesa e tyre u hodh poshtë nga kreu i Ligjeve, Ulsi Manja. 

Pas debatit, deputetët socialistë dhe ministrja e Drejtësise, u larguan nga komisioni, duke lënë aty vetëm deputetët demokratë.