Dëbora, drejtori i ARRSH-së për Report Tv: Rrugët e bllokuara nuk janë nën përgjegjësinë tonë, por bashkive

12 Janar 2019, 20:40

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, në një lidhje telefonike me Report Tv ka sqaruar për qytetarët gjendjen e deritanishme të rrugëve në të gjithë Shqipërinë. "Ka disa ditë që në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje dëbore. Ka shumë pak akse që kalohen me zinxhirë. Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes janë në punë. Pavarësisht reshjeve të shumta të dëborës, kompanitë kanë kryer punën e tyre. Në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë rrugë kombëtare të bllokuar".

Qëndro përmendi akset e rrugëve që kalohen me zinxhirë dhe foli për masat që ka marrë institucioni i drejtuar prej tij, për të lehtësuar kalimin e automjeteve në disa akse të ndryshme në vend.

“Dua të shpreh shqetësimin e mosvendosjes së zinxhirëve gjatë udhëtimit. Shumë pak shoferë i përdorin zinxhirët. Gjithashtu shumë pak drejtues përdorin gomat e dimrit. Megjithatë ka qe nën kontroll. Qarqet e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, qarkullohen pa zinxhirë. Akset rrugore ku qarkullohet me zinxhirë janë rruga Sarisalltik-Krujë, segmentet rrugore pas malit të Dajtit, zona e Bushticës-Dibër, pjesa e Qafës së Malit deri në Tropojë, kurse vetë qyteti i Tropojës qarkullohet pa zinxhirë".