Delvinë, shpërthen gazi në një pus nafte, plagoset 2 punonjës

18 Shtator 2018, 12:52

DELVINE - Shpërthimi i gazit në një pus nafte në Delvinë ka shkaktuar plagosjen e dy punonjësve. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte, teksa puntorët po punonin në rafineri. 

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë aq sa punëtorin e ka hedhur nga lartësia dhe për pasojë u ka shkaktuar dëmtime në trup. Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Sarandës.