Deputetet e LSI dorëzojnë në Kuvend dy amendamentet për kërkesat e studentëve

12 Dhjetor 2018, 09:50

Dy deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, kanë shkuar mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit, ku kanë dorëzuar dy amendamentet e LSI-së për plotësimin e kërkesave të studentëve.

Mehmetaj u shpreh se votat e LSI janë për studentët. “Votat tona janë për studentët. Rama tentoi të bëjë shoë, donim të ishim pjesë e protestës.”-u shpreh Mehmetaj.

Më herët ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që kërkoi votimin me urgjencë të dy amendamenteve, njëri që 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të shkojë për Arsimin dhe tjetri, për krijimin e një Fondi Emergjence që do të shërbente për investimet në infrastrukturën arsimore.