Dhuna ndaj Avokatit Ilia, babai i dhunuesit: Djali im u përdor, me prokurorin kemi konflikt

21 Korrik 2018, 14:18 | Përditesimi i fundit: 2018-07-21 14:29:41

Dy ditë më parë u sulmua fizikisht avokati Ilia Ilia nga dy persona të cilët po e prisnin jasht derës së gjykatës së shkallës së parë në Durrës. Por agresorët avokati i ka njohur dhe i ka identifikuar si njerëz të vënë nga prokurori Arjan Ndoja. Njëri ndër agresorët është edhe shoferi i këti të fundit, Mondi Voga i cili ka goditur me grushtë avokatin Ilia. Pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi i babait të shoferit të Ndojës, Kadri Voga i cili është shprehur se djali i tij është përdorur nga prokurori Ndoja.

Ndër të tjera Kadri voga ka thënë se familja e tij është në konflikt prej vitesh me prokurorin Arian Ndoja dhe për të dhe familjen e tij ka bërë kallëzim në prokurori, por ka dërguar letra edhe në të gjitha institucionet shtetërore.

Babi i Mondi Vogës, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja ka shprehur indinjatë të thellë ndaj drejtësisë shqiptare dhe ka bërë thirrje që personat të cilët kanë sulmuar avokatin Ilia Ilia të marrin denimin e merituar, këtu duke përfshirë edhe djalin e tij.