Digjet banesa në Shkodër, humb jetën e moshuara 85-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotmë  në Shkodër ku një e moshuar 85-vjeçare ka humbur jetën pasi është djegur brenda banesës së saj.  

Mësohet se viktima Laje Bejtja, 85 vjeç e cila mësohet se është asfiksuar nga tymi për shkak të zjarrit që përfshiu shtëpinë e saj dhe për pasojë ka humbur jetën. Burime për Report TV, mësojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Daniel Matlija, në Perash.

Banesa ku  jetonte e vetme ka marre flake dhe e moshuara është asfikuar. Forcat e zjarrëfikëses dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa kjo e fundit po heton për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.