Dita Botėrore e Pyjeve, Veliaj: Mbollėm 100 mijė pemė, aksioni do vazhdojė

21 Mars 2018, 19:23

Nė Ditėn Botėrore tė Pyjeve, nė Tiranė u mbollėn 100 mijė pemė. Aksioni i Bashkisė sė Tiranės, tė cilit pėr disa muaj iu bashkuan me qindra donatorė dhe qytetarė e u shtri nė tė gjitha rrugėt, lagjet dhe parqet e kryeqytetit, shėnoi nisjen e gjelbėrimit tė Tiranės, por edhe krijimin e gjurmės pėr Pyllin Orbital. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, i shoqėruar nga Myftiu i Tiranės, Ylli Gurra, dhe pėrfaqėsues tė kompanive Glob, Telekom Albania, Raiffeisen Bank, SHPAR, EHĖ, mbollėn edhe 800 pemė tė tjera nė Mjull-Bathore. Ai njoftoi pėr shkak tė kėrkesės sė madhe tė donatorėve pėr t’u bėrė pjesė e kėtij projekti, aksioni i mbjelljes sė pemėve mund tė zgjatet edhe me disa ditė. “Kemi pasur njė fushatė me energji fantastike pėr Tiranėn, e cila nisi thuajse si njė lojė, duke mbjellė njė pemė kėtu e njė atje, por siē gur-gur bėhet mur, edhe pemė-pemė bėhen 100 mijė pemė. Sot e kemi kaluar me disa dhjetėra pemė qėllimin tonė pėr 100 mijė pemėt. Falenderoj tė madh e tė vogėl: patėm donatorė qė dhuruan nga 3 mijė pemė, por edhe fėmijė qė dhuruan njė pemė pėr ditėlindjen e tyre”, tha kryebashkiaku Veliaj.