Dita e katërt e protestave në rrethe/ Tensione me policinë në Shkodër, ndërhyn deputeti i PD-së

13 Dhjetor 2018, 20:15

Partia Demokratike ka organizuar protestat e radhës në rrethe. Protesta janë zhvilluar në qytetin e Durrësit, Beratit, Shkodrës dhe në Rrogozhinë. Gjatë protestës së zhvilluar në Shkodër, një moment tensioni ka ndodhur mes policisë dhe protestuesve. Policia ka kërkuar që të shoqërojë në Komisariat disa prej protestueve, por në këtë moment ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili pas një debati me efektivët ka bërë të mundur që banorët të mos shoqërohen. 

Ndërkohë që në autostradën Tiranë-Durrës, u bllokuan të dyja akset e autostradës për rreth 30 minuta dhe duke paralizuar trafikun në këtë artierie të rëndësihme të qarkullimit rrugor dhe aktivitetit ekonomik. 

Ndryshe nga ditët e tjera, ditën e sotme në qytetet e Korçës, Lezhës, Kavajës, Kurbinit dhe Vlorës nuk kanë dalë në protestës. Prej katër ditësh të mbështetur nga Partia Demokratike, banorët e këtyre qyteteve janë ngritur në protestë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë.