Dita ndërkombëtare e tokës, Sazan Guri në Binisht: Mijëra ha tokë kanë rrëshqitur vitet e fundit

22 Prill 2018, 01:03

Një muaj pasi rrëshqitjet e dherave bënë të pabanuar zonën e Blinishtit, situate duket krejt e njëjtë. Por, sikurse theksoi edhe ambientalisti Sazan Guri, kjo zonë nuk është e vetmja që është bërë pre e erozionit, pasi vitet e fundit mijëra hektarë tokë kanë rrëshqitur në zona të ndryshme të vendit.

Dita ndërkombetare e Tokës e ka gjetur Shqipërinë në një situatë të vështirë, pasi erozioni ka marrë përmasa të frikshme.Mijera hektarë tokë kanë rrëshqitur gjatë viteve të fundit në zona të ndryshme të vendit e të tjera janë në rrezik. Alarmi për këtë situatë është dhënë nga ambjentalisti Sazan Guri, i cili ka kërkuar angazhimin e të gjithë insitucioneve dhe shoqërisë për mbrojtjen e tokës nga erozioni.