'Djali im nuk hyri në universitet se s'kishte mik'/ Bëri një vit punë

Nga prezantimi i platformës online për punësimin e 1 mijë studentëve, kryeministri Edi Rama rrëfeu historinë e djalit të tij, Gregorit kur aplikoi për në universitet. Kreu i qeverisë tha se ai nuk kishte arritur të shpallej fitues pasi nuk kishte mik dhe kishte pritur një vit për t'u bërë pjesë e universitetit, vit gjatë cilit ai kishte punuar. 

Do ju shkonte mendja ju që do vinte dita që në Universitet do të hynte sipas radhës së meritës dhe djali i një çobani në një mal në Tepelenë nëse i ka rezultate më të mira se djali im, hyn para djalit tim, dhe ai nuk e kalon.  Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë vitin e parë se nuk kishte mik dhe ka hyrë në punë, që ta dini ju”.