Drejt kampit të vdekjes në Tepelenë

Dosja K sjell një rrëfim të rrallë të një prej të mbijetuarve të kampeve të Turanit dhe Tepelenës. Një shtegtim përmes kujtimesh dhe një udhëtim real drejt këtyre dy kampeve duke zbuluar detaje të rralla mbi jetën aty, urinë, vdekjet, historitë plot sekrete të varrezave të zhdukura, por edhe triumfin dhe qëndresën e atyre që ia dolën të mbijetojnë.

Sonte zbulojmë gjurmët e mbetura nga kazermat, dhe ambientet e tjera të këtyre kampeve, deri tek rrethimet me tela me gjemba brenda të cilëve mbaheshin të izoluar për afro 5 vjet fëmijë gra dhe pleq. 

Ndërsa kampi i Tepelenës njihet nga shumë prej nesh, për kampin e Turanit, ku ndodhën vdekjet masive të fëmijëve të internuar,  nuk di pothuajse askush, asgjë. Pamjet ekskluzive nga ai kamp dhe rrëfimet e Klora Merlikës, sjellin për herë të parë të prekshëm realitetin tragjik të historisë së tij.