Drejtësia e re në ‘Repolitix’/ Avokati Vishaj: Pas 10 shkurtit të gjithë ish-kryeministrat nga 1991 në filtër

14 Dhjetor 2018, 22:46

Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së ishte tema e emisionit ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme. Të ftuar në studio ishin Sajmir Vishaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi, Gerti Shella drejtuesi i INFOCIP, gazetari i Report Tv Arsen Rusta dhe Altin Hazizaj, ish-kandidat për KLGJ-në.

Sajmir Vishaj deklaroi se ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale brenda datës 10 shkurt të vitit tjetër. ‘Brenda dy muajve nga ngritja e KLP dhe KLGJ duhet të ngrihet SPAK dhe BKH, që do të thotë se brenda 10 shkurtit duhet të krijohen. SPAK-u ka pavarësi totale nga prokuroria e përgjithshme” tha ai.

Me ngritjen e këtyre dy institucioneve të reja të drejtësisë, Vishaj u shpreh se do të kalojnë në filtër të gjithë kryeministrat dhe presidentët që kanë drejtuar Shqipërinë nga 1991. “Të gjithë ish-kryeministrat, ish-presidentët dhe të gjithë zyrtarët e lartë që kanë drejtuar shtetin shqiptar do të kalojnë në filtër nga drejtësia e re. Hetimi fillon që viti nga 1991” përfundoi ai. Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor u ngritën pak ditë më parë pas një kalvari të gjatë.