Drita Zekaj, 30-vjeçarja e paralizuar nënë e dy fëmijëve, apel për ndihmë

23 Maj 2018, 21:26

Një 30 vjeçare nga qyteti i Vlorës, nënë e një fëmije prej dy vitesh dergjet në shtrat si pasojë e një sëmundje që i ka krijuar paralizë në të gjithë trupin. Drita Zekaj thotë se është diagnostikuar me Encefalit qe i shkaktuar paralize të pjesshme edhe në dorën e djathtë. Dhimbjet nuk e lejojne të ulet në karrike me rrota.Ajo thote se u  braktis nga bashkëshorti pas shfaqjes së sëmundjes kërkon ndihmë që të mund të kryejë ndërhyrje kirugjikale për transplant të palcës.
Të vetmet të ardhura për 30 vjecaren e sëmurë, janë pensioni i dy prindërve, ndërkohë që thotë se ndërhyrja për diagnozën e Encefalitit kushton të paktën 50 mijë euro.Pavarësisht sëmundjes Drita Zekaj jeton me shpresen se një ditë do ti rikthehet sërish jetes nomale, ndaj dhe apeli i sajë shkon për çdo kënd që ka mundësi sadopak për të kontribuar për sherimin e saj.