Duka te ‘5 Pyetjet’: Nëse zgjedhjet mbahen tani, opozita ka të njëjtin fat

16 Korrik 2018, 22:39

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv deklaroi se nëse tani do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme, opozita do të kishte të njëjtin fat, pra do të humbiste përballë Partisë Socialiste. Duka u shpreh se opozita nuk duhet të shqyrtojë idenë e djegies së mandatave, pasi nuk ka fituar betejat për zgjedhje të lira.

Çfarë do të arrijmë nëse do të djegim mandatet? Pasi nëse i djegim shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por a është gati opozita? Betejat kryesore për të cilat ajo ka luftuar, Reforma zgjedhore, zhbërjen e lidhjes së politikës me krimin, etj, nuk janë zgjidhur. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme në situatën që jemi opozita ka të njëjtin fat.

Agron Duka