Dy ditë Drift show në sheshin Nënë Tereza, parada, garë, rrëshqitje në asfalt dhe adrenalinë

21 Prill 2018, 18:13

Sheshi "Nënë Tereza" është kthyer këtë fundjavë në një arenë festive, ku pasionantët e motorëve janë zotëruesit e këtij sheshi.

Motoristët të cilët kanë formuar grupin Enduro Albania në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë sjellin për herë të shtatë në kryeqytet dy ditë show, parada përshëndetëse, gara, rrëshqitje në asfalt dhe një program artistik të pasur. 

Dritan Shabani është një ndër më të apasionuarit pas motorave sa që në krahun e tij ka një Honda si tatuazh. 

“Përveçse është pasion mbi të gjitha Honda tek unë, tatuazhi ka ardhur si pasojë e një aksidenti, ku jam përplasur me barrierën e autostradës së rrugës së Kombit me 210 në orë dhe për këtë është për të thënë ‘Ju lutem, miq shok motorrista kujdes me shpejtësinë’ dhe pas asaj dite unë kam bërë këtë tatuazh këtu”. 

Dritan Shabani, i apasionuar pas motorave 

Zhurma që lënë pas motorët tërheq vëmendjen e kalimtarëve... Mes 1000 motoristëve që do të jenë pjesë e aktivitetit dy ditor është edhe Elvis Rusta që bën show me makinën e tij BMW.