E akuzuan se vrau studenten greke, goditet dhe rrihet barbarisht i burgosuri shqiptar në Greqi

11 Dhjetor 2018, 11:05 | Përditesimi i fundit: 2018-12-11 11:25:49

Një i ri shqiptar, 19 vjeç është rrahur së fundi barbarisht në burgjet greke . Sipas mediave greke mësohet se 19 vjeçari është Aleksandër Luka dhe  dyshohet se bashkë me një 21 vjeçar grek kanë marrë pjesë  në vrasjen e studente greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor në Rodos, të Greqisë. Sipas mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun e Avlonas, ku disa të burgosur grekë kanë hyrë në qelinë e të riut shqiptar dhe kanë dhunuar  barbarisht shqiptarin Aleksandër Luka.

Këto janë pamjet të cilat mediat greke i kanë publikuar së fundmi.  Në pamje shikohet sesi rrihet barbarisht në një burg grek 19-vjecari shqiptar, i cili dyshohet se bashkë me një grek vranë studenten greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor  në Rodos.

Edhe pse ai bërtet që nuk e bëri ai krimin, ata vazhdojnë ta dhunonjë duke e goditur . Ndërkohë që bëhet e ditur se pas dhunës së ushtruar, 19 vjeçari është dërguar në spital për të marë ndihmë mjekësore.