E ftuar këngëtarja Irini Qirjako, 'Mbretëresha e polifonisë labe'

13 Nëntor 2018, 15:00

“Sot nuk ka konkurencë të vërtetë dhe as ndërshmëri absolute në profesion”. I këtij mendimi është këngëtarja Irini Qirjako, e cila është prej gati 4 dekadash në skenën e muzikës popullore dhe polifonike labe. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ajo shprehu keqardhje që sot nuk ka një kritikë të mirëfilltë në art.

Ato kohë kanë qenë shumë të vështira në shumë drejtime, por në drejtim të artit, sidomos për mua që isha këngëtare, veç politizimit që mund të kishin disa materiale, puna ka qenë profesionale e jashtëzakonshme. Aty kaloje në filtra në kontrolle, një herë në 2 vjet ne kalonim në testim profesional. Nëse dikush ishte i paaftë apo kalonte diçka një fatkeqësi ose diçka tjetër, e kalonin në punë të tjera, nuk e linin pa punë.

Sipas saj teknologjia e kohëve të sotme i ka zbehur konkurset që bëheshin vite më parë të cilat kalonin nëpër filtra këngëtarët kohë pas kohe. Sipas këngëtares, është fatkeqësi gjithashtu edhe fakti që në vendin tonë, nuk ekziston një kritikë arti e mirëfilltë, ndërsa publiku nuk sheh punën e vërtetë të këngëtarëve, por vetëm atë që serviret në media.