E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën një burrë dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makina. Dy persona, një burrë dhe një fëmijë kanë humbur jetën.

Report Tv ka mësuar se dy viktimat kanë qenë kalimtarë në rrugë, të cilët janë përplasur nga automjetet.  Ata janë transportuar me urgjencë në spital, por nuk kanë mundur të shpëtojnë. 

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e njërit prej automjeteve në rrugë.